Kosova
Viti: Babai dyshohet se ka vrarë foshnjën e sapolindur, nëna vdes në spital
Policia pasi është bindur se nëna ka lindur jasht spitalit, ka shkuar për ta kërkuar foshnjën, të cilën e ka gjetur të mbështjell me batanije në përroin e fshatit Letnicë të komunës së Vitisë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rajonin e Vitisë nën dyshimin se ka mbytur foshnjën e porsalindur, të gjinisë femërore duke e hedhur në një përroskë, në ujë afër shtëpisë. Sipas Policisë, bëhet e ditur se foshnjën ia kishte lënë në përkujdesje bashkëshortja e tij, nëna e foshnjës, e cila për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti për trajtim mjekësor.
Gruaja kishte shkuar në spital, ndërsa raportohet se edhe ajo ka vdekur, pasi është konstatuar se ka pasur lindje jo spitalore.
Policia pasi është bindur se nëna ka lindur, ka shkuar për ta kërkuar foshnjën, të cilën e ka gjetur të mbështjell me batanije në përroin e fshatit Letnicë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar, ndërsa çifti raportohet se janë shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë qenë duke banuar në qytetin e Vitisë, rajoni i Anamoravës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












