Shqipëria
Falimentimi i bizneseve shqiptare
Përllogaritjet tregojnë se çdo muaj kanë kaluar së paku 1200 biznese në regjistrin pasiv

Shumë biznese shqiptar po pushtojnë aktivitetet e tyre. Që nga maji i vitit të kaluar, 18 mijë biznese kanë pushuar aktivitetin.
Numri i total i bizneseve pasive arriti në 109,099 biznese sipas përditësimit të javës së kaluar. Përllogaritjet tregojnë se çdo muaj kanë kaluar së paku 1200 biznese në regjistrin pasiv, raporton “monitor”.
Struktura e bizneseve të ligjshme vitet e fundit po bëhet gjithnjë e më brishtë për shkak se më shumë se 18 mijë biznese janë të listën e zezë të borxhit tatimor, ndaj të cilës ka nisur grumbullimi me forcë i detyrimeve, ndërsa qindra biznese të tjera janë në procesin e falimentimit, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa shumë biznese mbyllen të tjera hapen. Qendra Kombëtare e Biznesit bëri të ditur pak ditë më parë se në 7 muajt e parë të vitit janë hapur rreth 10 mijë biznese të reja, ose mesatarisht 1400 biznese të reja. Në rezultante, duke llogaritur dhe mbylljen, në Shqipëri shtohen vetëm 200 biznese të reja në muaj.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar partneri i saj 47-vjeçar...
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut Rajoni i Aeroportit të Cyrihut (Flughafenregion Zürich – FRZ), një nga rrjetet më dinamike të zhvillimit...
-
Frangu me rekord ndaj dollarit amerikan
-
Bazel prezanton qilimin më të gjatë në historinë e Eurovisionit
-
Pse çmimet e aparateve dëgjimore mbeten kaq të larta në Zvicër?
-
Ku shkon paraja e sigurimeve shtesë në Zvicër?