Kosova
Komuna e Prizrenit ndërton trotuar që pengon lirinë e lëvizjes
Bllokimi i trotuareve në qytetin e Prizrenit gjatë viteve të fundit është veçuar si njëri prej shqetësimeve kryesore të banorëve të Prizrenit
Organizata “EC Ma Ndryshe” ka realizuar performancën publike në sheshin para ndërtesë së Postës në Prizren me anë të cilës është shprehur pakënaqësia për vendosjen e pengesës në mes të trotuarit.
“Në këtë hapësirë publike të qendrës historike të qytetit, intervenimi i Komunës së Prizrenit me mjetet financiare publike në vend se të krijojë një trotuar të qasshëm për të gjithë përkundrazi ka krijuar një mjedis që pengon lirinë e lëvizjes për të gjitha kategoritë e shoqërisë”, thuhet në reagim, përcjell albinfo.ch.
Performanca publike është realizuar pas kërkesave të banorëve të qytetit dhe EC-it të adresuara në Komunën e Prizrenit për largimin e pengesës në fjalë, por autoritetet lokale deri më tani nuk kanë marrë masa në këtë drejtim.
Bllokimi i trotuareve në qytetin e Prizrenit gjatë viteve të fundit është veçuar si njëri prej shqetësimeve kryesore të banorëve të Prizrenit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












