Kosova
Lëshohet në IOS aplikacioni mobil “NANA”
Ky aplikacion përmban informata thelbësore për shtatzëninë, planifikimin familjar, lindjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e aplikacionit celular në gjuhën shqipe, aplikacion ky që përmban informata thelbësore për shtatzëninë, planifikimin familjar, lindjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.
Aplikacioni mobil “NANA” është një shtrirje tjetër e programit edukativ “Klasat për Nëna” të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë si dhe uebfaqes www.beba-ks.com.
“Rrjeti i qendrave informuese “Klasat për Nëna”, tanimë i shpërndarë në 6 qytete të Kosovës, mbledh gratë e të gjitha etnive me një qëllim të përbashkët – përmirësimin e shkallës së mbijetesës dhe shëndetit të fëmijëve duke ofruar qasje në informacione të bazuara në dëshmi. Duke e parë nevojën për qasje në informacion dhe risi, nevojë kjo e bazuar në prova reale nga qendrat informuese, ANF ndërmori iniciativën e zhvillimit të aplikacionit celular “NANA”, i cili përfshin një mori modulesh dhe veçori interaktive”, thuhet n njoftim, përcjell albinfo.ch.
Aty theksohet se aplikacioni përmban seksionet si Kalendarin Ovulacionit që ofron një mundësi për monitorimin e periudhës së ovulacionit për gratë dhe vajzat; Kalkulatorin e Kontraksioneve për përgatitjen e nënave të ardhshme për menaxhimin e fazës së lindjes.
Programin e aktiviteteve të “Klasat për Nëna” që tregon orarin e këshillimeve dhe aktiviteteve në “Klasat për Nëna” dhe i mundëson grave që të planifikojnë të ndjekin seancat në bazë të temës së tyre të interesit etj. Ky aplikacion gjendet vetëm në versionin IOS.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













