Kosova
FMN-ja e shqetësuar për vonimin e krijimit të institucioneve
Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për Kosovën është i shqetësuar që po vonohet në krijimin e institucioneve të reja
Vonesa në konstituimin e institucioneve të reja në Kosovë po shkaktojnë sfida në vazhdimin e reformave të nevojshme fiskale, përfshirë këtu edhe reformën e skemave përfituese të veteranëve të luftës.
Kështu ka thënë përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Ruud Vermeulen, në një takim që ka pasur me ministrin në detyrë të Financave, Agim Krasniqi, transmeton albinfo.ch.
Në këtë takim u diskutua për trendet e politikës fiskale dhe ekonomike, si dhe për ekzekutimin e buxhetit të vitit 2017.
Ministri Krasniqi theksoi përkushtimin e Ministrisë së Financave për përmbushjen e obligimeve të Kosovës si anëtare e FMN-së për të mbarëvajtur stabilitetin makro-financiar.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












