Shqipëria
Ekstradohet nga Gjermania shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm
Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, pasi kishte vrarë një dhe plagosur dy të tjerë për motive të dobëta

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve, ka bërë të ditur policia shqiptare.
Kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të Interpolit të Tiranës dhe atij Wiesbaden. I ekstraduar nga Frankfurti është B.B., 29-vjeçar, banues në Draç, përcjell albinfo.ch.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Shtetasi B. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve A.B., F.B., dhe V.B., të cilët kanë qenë duke prerë dru për të pastruar vendin ku do të ndërtohej një rrugë. Për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi A.B., dhe janë plagosur dy shtetasit F.B., dhe V.B., (nënë e bir).
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku njëra palë ka kundërshtuar prerjen e pishave.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Avioni i ri luftarak F-35 shkakton trazira në Meiringen Nga viti 2030, avionët e rinj luftarakë F-35 do të ngrihen dhe ulen gjithashtu në Meiringen...
-
7 shëtitjet më të mira njëditore për të bërë rreth Gjenevës
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë