Feja

Islamistët planifikojnë një xhami të madhe në Bernë

SVP do ta kundërshtojë ndërtimin e xhamisë në Bernë, por jo edhe partitë e majta

Kryetari i Këshilli  Qendror Islamik të Zvicrës (ICCS), Nicolas Blancho planifikon ndërtimin e një xhamie të madhe tre-katëshe në Bernë. Projekti 20-milionësh do të financohet me donacione nga Kuvajti dhe Katari.Gazeta zvicerane “SonntagsZeitung”, ka sigurar një përshkrim të këtij projekti.Përveç hapësires për falje për 270 burra dhe 174 gra, janë plafikuar edhe dyqane, salla konferencash, salla trajnimesh dhe një parkim nëntokësor i ndarë edhe për burra dhe gra…

Për këtë qëllim, vitin e kaluar Blancho ishte katër herë në shtetet arabe, për ta takuar Tareq al-Essa, presidentin e shoqatës bamirëse «Revival of Islamic Heritage Society».

“RIHS” është një organizatë bamirëse në Kuvajt, zyrat e së cilës janë të lejuara edhe në Pakistan dhe Afganistan, dhe figurojnë në listën e organizatave të sanksionuara në përputhje me Rezolutën e OKB-së, për shkak të lidhjeve me al-Kaidën dhe talebanët, njofton”SonntagsZeitung”, . Përveç planeve për xhaminë, Blancho  ka prezantuar edhe shumë projekte që janë politikisht të ndjeshme, si nisma popullore për heqjen e ndalimit për ndërtimit e minareve në Zvicër.

Në kuadër të projekteve që i ka prezantuar Blancho janë edhe një shkollë islame në Zvicër dhe një agjenci udhëtimesh për organizim të pelegrinazhit.

Zyrtarë të SVP-së kanë thënë se do ta kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie të tillë në Bernë, por jo edhe partitë e majta..Ata do të kërkojnë nga autoritet në Bernë që mos t’i leshohet leja e ndërtimit, njofton 20min..