Kosova
Enver Avdyli rrezikon tre vite burg pasi kapi në shtëpi hajnin
Ai thotë se në prill të këtij viti, kur po kthehej në shtëpinë e tij, takoi dy persona të panjohur teksa po dilnin nga dritarja e shtëpisë dhe pasi i ndoqi, arriti ta kapë njërin
Vetëm pse kishte lidhur një hajdut të cilin e kishte zënë në oborrin e tij, një qytetar i Gjilanit rrezikon burgim deri në tri vjet. Por paradoksi këtu është në faktin se hajni i lidhur u dënua vetëm më 700 euro nga Gjykata në këtë qytet.
Enver Avdyli i ka thënë televizionit Kohavision se në prill të këtij viti, kur po kthehej në shtëpinë e tij, takoi dy persona të panjohur teksa po dilnin nga dritarja e shtëpisë dhe pasi i ndoqi, arriti ta kapë njërin. Avdyli thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj personit që e kapi, por ndryshe thotë prokuroria në Gjilan. Prokurorja e këtij rastit, Leonora Shemsiu – Kadriu, e ka njoftuar atë se ka bërë shkelje të ligjit gjatë veprimit në raport me të dyshuarin për vjedhje.
Edhe kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë se i dyshuari Enver Avdyli nuk e ka lajmëruar policinë në momentin që e ka kapur këtë person.
Ndryshe Avdyli thotë se në shtëpinë e tij janë vjedhur gjësende në vlerë deri 1 mijë euro, derisa i dyshuari për vjedhje është dënuar me 400 euro gjobë dhe 7 muaj burgim.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj








