Shqipëria
Basha: Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat shkollorë nuk jepen falas
"Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh”, ka thënë Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ka kritikuar politikat e qeverisë për arsimin.
“Në vend që të sjellë gëzim, fillimi i shkollës sjell ankth financiar dhe vështirësi për qindra mijëra nxënës dhe familjarët e tyre, që paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollave fillore dhe të mesme. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas”, ka deklaruar Basha.
Ai ka thënë se librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat.
“Një qeveri në shërbim të njerëzve investon në libra dhe mjete shkollore, jo në fasada ministrish dhe luks qeveritarësh”, ka thënë Basha.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Avioni i ri luftarak F-35 shkakton trazira në Meiringen Nga viti 2030, avionët e rinj luftarakë F-35 do të ngrihen dhe ulen gjithashtu në Meiringen...
-
7 shëtitjet më të mira njëditore për të bërë rreth Gjenevës
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë