Shqipëria
Policia sekuestron 12 vetura luksoze të trafikuara nga vendet e BE-së
Veturat e kapura janë: Mercedes Benz, E Class, S Class e ML, Audi, A8, BMW, X5 e X6, Range Rover etj. Po ashtu janë sekuestruar edhe 5 motorë.

Operacioni i koduar “Summer 2017” i policisë në Tiranë ka rezultuar i suksesshëm pasi u arrit që të sekuestrohen 12 vetura luksoze të trafikuara nga vendet e BE-së e po ashtu u arrestuan 17 persona, transmeton albinfo.ch.
Veturat e kapura nga policia janë të llojeve të ndryshme si: Mercedes Benz, E Class, S Class e ML, Audi, A8, BMW, X5 e X6, Range Rover etj. Po ashtu në këtë operacion janë sekuestruar edhe 5 motorë.
“Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, një tjetër operacion është organizuar dhe zhvilluar për bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 automjete luksoze dhe 5 motomjete të dyshuara të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë”, thuhet në njoftim e policisë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2024073877878973/
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Avioni i ri luftarak F-35 shkakton trazira në Meiringen Nga viti 2030, avionët e rinj luftarakë F-35 do të ngrihen dhe ulen gjithashtu në Meiringen...
-
7 shëtitjet më të mira njëditore për të bërë rreth Gjenevës
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë