Kosova
Dënohet sulmi ndaj bashkëshortes së ministrit Stavileci
“Vitore Stavileci, shtetase e Republikës së Kosovës, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë
Është sulmuar sot bashkëshortja e anëtarit të PDK-së, ministrit në detyrë, Blerand Stavileci. Policia e ka konfirmuar sulmin fizik ndaj gruas së Stavilecit. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në lagjen Veternik.
“Vitore Stavileci, shtetase e Republikës së Kosovës, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia thotë se po punon në kapjen e personave të dyshuar.
Ndaj sulmit ka reaguar nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. “Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar. Është sulm ndaj një nëne, ndaj një gruaje dhe mbi të gjitha ndaj një qytetare të Kosovës. Tendenca e theksuar për të ndjellur frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën tonë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












