Bota
Infermieri gjerman akuzohet se ka mbytur 90 pacientë!
Ai gjatë procesit gjyqësor ka pranuar se ka kryer më shumë se 6 vrasjet për të cilat akuzohej, por ka tri vite që një komision special po përpiqet të sqarojë se për çfarë numri të vrasjeve bëhet fjalë,
Një ish infermier gjerman i cili më parë qe dënuar për mbytjen me medikamente të 6 pacientëve, akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e edhe 84 të tjerëve.
Personi 40 vjeçar është tashmë duke vuajtur dënimin me burg të përjetshëm për gjashtë vrasjet e përmendura, shkruajnë mediat gjermane. Ndërsa, po u shpall i fajshëm edhe për 84 vdekjet tjera, kjo do të përbënte njërën ndër vrasjet më masive të kryera nga një person në historinë gjermane të kriminalitetit.
Ai gjatë procesit gjyqësor ka pranuar se ka kryer më shumë se 6 vrasjet për të cilat akuzohej, por ka tri vite që një komision special po përpiqet të sqarojë se për çfarë numri të vrasjeve bëhet fjalë, transmeton albinfo.ch. Komisioni ka shqyrtuar qindra personalie të pacientëve dhe ka bërë zhvarrosjen e më shumë se 100 kufomave, për të testuar mbetjet e medikamentit me të cilin infermieri ka kryer krimet.
Ndërsa numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh, marrë parasysh faktin se një numër pacientësh të vdekur janë kremuar (ceremonia e djegies) dhe për ta nuk mund të konstatohet prania e medikamentit vrasës.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit