Kosova
Rritet importi i veturave, nga 1 janari rregulla të reja
Nga 1 janari e deri më 22 gusht, numri i veturave të importuara është 16 mijë e 885 me ç’rast që në llogarinë shtetit kanë hyrë rreth 18 milionë euro
Qytetarë e kompani importuese janë vërsulur të importojnë vetura të përdorura për të shfrytëzuar muajt e fundit të mbetur të ligjit aktual, i cili e lejon importin e veturave pa kufizim.
Për 8 muaj janë importuar mbi 16 mijë e 800 vetura në Kosovë. Kjo, për njohës të fushës ekonomike siguron rritje të taksave, pasi me futjen në fuqi të ligjit do të ulen të hyrat në buxhet. Ata nuk u besojnë arsyeve të nxjerra nga qeveria për të bërë ligjin e ri, ndërsa besojnë fort se ekzekutivi do të shtojë taksat për t’i mbuluar humbjet.
Zëdhënës i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë pë KTV-në se nga 1 janari e deri më 22 gusht, numri i veturave të importuara është 16 mijë e 885 me ç’rast që në llogarinë shtetit kanë hyrë rreth 18 milionë euro.
Ligji për importin e automjeteve është ndryshuar disa herë, varësisht prej nevojave që Qeveria i ka pasur për të mbushur më së lehti buxhetin e vendit me para.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













