E-Diaspora
Labi nuk e merr rrogën pa u themeluar institucionet
Labinot Tahiri ka thënë se nuk do të marrë rrogën e deputetit, derisa të themelohen institucionet e Kosovës
Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka reaguar lidhur me peticionin e ngritur për mos pagimin e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, deri në formimin e institucioneve udhëheqëse të vendit, raporton albinfo.ch.
‘Labi’ ka thënë se nuk do të marrë rrogën e deputetit, derisa të themelohen institucionet e Kosovës.
Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, por institucionet ende nuk janë themeluar.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit
Përshëndetje!
Unë nuk dua ta marrë rrogën në Kuvend, pa u themeluar institucionet e Kosovës.
A jeni lodhur të dashur qytetarë?! E di që jeni lodhur! Të jemi të durueshëm se, ditët e mira do të kthehen në Kosovë, ashtu siç e kemi gëzuar Lirinë e Kosovës.
Ju them të drejtën, këtij lloj peticioni i bashkohem me shumë krenari. Nuk do të dëshiroja, që ta marrë pagën nga Kuvendi kur akoma nuk janë themeluar institucionet e vendit. Arsyeja është shumë e thjeshtë edhe për ne; nëse nuk punojmë për qytetarët tanë, nuk meritojmë ti marrim rrogat tona.
Nëse Kuvendi, e ndanë rrogën për mua, unë deri ne themelimin e institucioneve, ato rroga do ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në Kosovë.
Bëj apel te të gjithë deputetët, të jemi më të përgjegjshëm, të kemi mëshirë ndaj vendit e qytetarëve dhe ta marrim parasysh m’llefin e tyre. Thjesht të gjithë të reflektojmë me ma shumë pozitivitet para njerëzve tanë.
Labi Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës