Sport
Mayweather tregon respektin për McGregorin
40-vjeçari amerikan mposhti McGregorin në raundin e dhjetë në superndeshjen në Las Vegas, duke përfunduar karrierën me 50 fitore dhe pa asnjë humbje
Floyd Mayweather thotë se kishte zgjedhur partnerin e duhur për ndeshjen e fundit të boksit, pas fitores ndaj kampionit të peshave të lehta të UFC-së, Conor McGregor.
40-vjeçari amerikan mposhti McGregorin në raundin e dhjetë në superndeshjen në Las Vegas, duke përfunduar karrierën me 50 fitore dhe pa asnjë humbje.
Pasi mbaroi gjithçka, Mayweather deklaroi se “iu dhamë fansave atë që deshën”.
“Ai është garues i fortë. Ishte shumë më i mirë se që e mendova. Por unë isha më i mirë”, ka thënë ai pas meçit. “Kjo ishte ndeshja e fundit, sigurisht. E zgjodha partnerin e duhur. Conor McGregor, ti je një kampion”.
29-vjeçari McGregor në T-Mobile Arena debutoi si boksier. Ai thotë se gjyqtari ndërpreu ndeshjen “pak herët”.
“Mendoj se isha afër. Bëhem pak i lëkundur kur lodhem. Gjyqtari ka mundur ta zgjaste edhe pak, të linte të më rrëzonte”, është shprehur irlandezi.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës