CH-Ballkani
Për 6 muaj Këshilli për Shërbimin Civil ka pranuar 400 ankesa
Për 244 ankesa një kolegj i këtij Këshilli tashmë ka marrë vendim, ndërsa ankesat e tjerat pritet që të shqyrtohen deri në fund të vitit
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës njofton se janë rritur dukshëm ankesat që po bëhen në këtë institucion.
Kryetar i KPMShCK-së, Shkëmb Manaj thotë se vetëm gjatë këtyre muajve të fundit ka pranuar rreth 400 ankesa nga shërbyesit civilë dhe aplikuesit për punësim në shërbimin civil.
Për 244 ankesa një kolegj i këtij Këshilli tashmë ka marrë vendim, ndërsa ankesat e tjerat pritet që të shqyrtohen deri në fund të vitit.
“Tek niveli komunal, prijnë Komuna e Prishtinës. Komunat e tjera i kanë zbatuar të gjitha vendimet e këshillit kurse komuna e Prishtinës për vitin 2016 i ka pasur një numër të konsiderueshëm të vendimeve që nuk i ka zbatuar. Përveç komunës së Prishtinës, komunat e tjera janë korrekt dhe i kanë zbatuar të gjitha vendimet e këshillit. Ndërsa në nivelin qendror do të thotë janë disa institucione, është Administrata Tatimore e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Manaj për “ekonimiaonline”, përcjell albinfo.ch.
Çdo vit, rreth 25% të vendimeve të Këshillit përcillen për në gjykatë shton ai dhe thekson se shumica prej tyre fitohen nga këshilli.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës