Integrimi

2011: Gjendja e migrimit në botë

“Të komunikojmë mirë për çështjen e migrimit”, është raporti i gjashtë në serinë e publikuar nga OIM-i (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin) rreth migracionin botëror 2011. Edicioni i 2011-s thekson çështjen e perceptimit publik të migrimit.

Kriza globale ekonomike kohët e fundit aq sa ka theksuar mundësinë e rezistencës së migrimit, po aq ka vërtetuar se lëvizja e njerëzve është tërësisht pjesë e botës sonë të ndërvarur. Edhe pse migrimi mundëson shkëmbimin e talenteve, aftësive dhe përvojave të ndryshme, prapëseprapë kjo temë mbetet një çështje politikisht e ndieshme. Prandaj, edhe qeveritë shpeshherë kanë detyrën e vështirë të sqarojnë keqkuptimet që e rrethojnë atë.

Informacionet dhe keqkuptimet mund të ushqejnë një cikël vicioz, i cili ndikon në politikën qeveritare, e cila më pas përjetëson qëndrime negative në media dhe në komunitetet e ndryshme.

Veprimi i pushtetit publik dhe fjalimet politike mund të luajnë një rol vendimtar në mënyrën e trajtimit të emigrantëve, qoftë nga shoqëria e vendit të origjinës, qoftë asaj të vendit pritës.

Në këtë drejtim, komunikimi i mirë për emigrantët dhe politikat e migracionit përbëjnë një çështje kyçe për qeveritë e vendeve të origjinës dhe të vendeve pritëse.

Raporti rreth gjendjes së migrimit botëror të vitit 2011 paraqet informacionet në dispozicion për shfaqjet dhe qëndrimet e publikut në lidhje me migrimin. Ky raport analizon se si këto të fundit ndërtohen dhe si ato mund të ndikojnë (apo të jenë të ndikuara) mbi veprimet e pushtetit publik dhe atyre të mediave.

Ai gjithashtu shqyrton rolin e tyre (shfaqjet dhe qëndrimet e publikut) kur transmetojnë pikëpamjet, shpjegojnë tendencat e migrimit, udhëzojnë fjalimet mbi migracionin dhe japin shembuj të praktikave të mira të autoriteteve publike, shoqërisë civile dhe medieve për të paraqitur një imazhi pozitiv të emigrantëve.

Së fundi, ky raport propozon mënyra të ndryshme për të komunikuar më mirë për çështjen e migracionit, për të lehtësuar të kuptuarit dhe njohjen e të mirave të saj, për të inkurajuar formulimin e politikave të bazuara më shumë në të dhënat e vërtetuara dhe për të siguruar pjesëmarrjen më të madhe të emigrantëve.

Ndër metodat e shqyrtuara përfshihen: zhvillimi i një fjalimi të hapur, të nuancuar dhe të papolitizuar; promovimi i një debati që ushqen pikëpamjet dërmuese dhe që nuk kënaqen vetëm duke dhënë përgjigje; ndërmarrja e masave që u përgjigjen shqetësimeve të shoqërisë për t’u shmangur rrezikut që emigrantët të shndërrohen në objekte dhune a torture; bashkëpunimi me mediet për të arritur një mbulim të çështjeve të migracionit të saktë dhe objektive dhe, më në fund, njohja e emigrantëve si aktorë të plotë në informim dhe pjesëmarrja e tyre në debatet publike rreth migracionit. (diaspora en ligne)