Kosova
32 mijë euro gjobë për shoferët e autobusit kosovar: Kanë kaluar 43 orë mbi timon
Ata kanë treguar dëshmi të falsifikuara rreth kohëzgjatjes së vozitjes kështu që, së bashku me kompaninë e tyre duhet të paguajnë 32.000 euro dënim
Policia ka ndaluar të premten në Stacionin hekurudhor në Karlsruhe një autobus nga Kosova, shoferët e të cilit kishin vozitur 43 orë pa ndërprerë. Ata kanë treguar dëshmi të falsifikuara rreth kohëzgjatjes së vozitjes kështu që, së bashku me kompaninë e tyre duhet të paguajnë 32.000 euro dënim, shkuajnë mediat gjermane.
Me rastin e kontrollimit të realizuar në orën 1 pas mesnatës, të premten, policët kanë gjetur se tre shoferë të këtij autobusi ishin nisur nga Prishtina të mërkurën në ora 5 të mëngjesit, transmeton albinfo.ch. Në momentin e kontrollimit at kanë qenë dy shoferë, pasi që i treti ishte ndalur diku rrugës.
Dy të mbeturit mendonin që me autobus të vozisnin deri në Dyseldorf ndërkohë që ata ishin tashmë 43 orë pranë timonit. Por duke qenë se me këtë kohëzgjatje kishin tejkaluar dukshëm kohën e lejuar dje kishin anashkaluar pushimet e nevojshme, atyre u është ndaluar vozitja e mëtutjeshme. Ndërsa janë dënuar me 32 mijë euro për shkeljen e përmendur dhe për ofrimin e dëshmive të falsifikuara. Edhe një vërtetim për pushim në katër javët e kaluara që ata ua ofruan policëve, doli të ishte i falsifikuar.
Nga shuma e dënimit prej 32 mijë eurove, dy shoferët do të paguajnë nga 1000 euro secili, përcjell albinfo.ch Ndërsa kompania do të paguajë nga 15 mijë euro për secilin shofer. Veç të gjithave, kompania nuk ka mundur të prezantojë lejen e nevojshme për vozitje në këtë linjë.
Udhëtarëve që ndodheshin në këtë autobus u është dashur ta vazhdonin rrugën me një autobus tjetër.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












