Kosova

Përfundon afati i gushtit i provimit të Maturës Shtetërore

Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues

Provimit të Maturës në afatin e gushtit sot i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim. Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues, transmeton albinfo.ch.

Komisioni Shtetëror i Maturës i uron të gjithë maturantët në Kosovës të cilit i janë nënshtruar provimit në afatin e gushtit, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi.

“Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pasur mungesa në asnjë qendër testimi. Me këtë rast, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, njëherësh bën të ditur se, pjesa e dytë e afatit të gushtit do të mbahet më 30 gusht 2017”, thuhet nw njoftim.