Bota
Pesë vjet burgim për shefin e Samsungut
49-vjeçari akuzohet se kishte dhuruar 36 milionë dollarë për fondacionet e udhëhequra nga Choi Soon-Sil, mik i ish-presidentit të shtetit Park Geun-hye
Një gjykatë në Korenë e Jugut e ka dënuar shefin miliarder dhe trashëgimtarin e Samsungut, Lee Jae-yong me pesë vjet burgim për korrupsion.
Lee u dënua për ryshfet në një skandal në të cilin ishte përfshirë edhe ish-presidenti i shtetit. Lee ishte përballur me mundësi dënimi deri në 12 vjet burgim.
I njohur si Jay Y Lee, që ishte shef i kompanisë, ishte në mbajtje që nga muaji shkurt.
49-vjeçari akuzohet se kishte dhuruar 36 milionë dollarë për fondacionet e udhëhequra nga Choi Soon-Sil, mik i ish-presidentit të shtetit Park Geun-hye, si favor për qëllime politike.
Prokurorët thonë se donacionet ishin që Park të fitonte besimin e qeverisë për të mbështetur Samsungun dhe kontrollin e Lees mbi Samsung Electronics. Megjithatë, mbrojtja e Lees thotë se pagesat ishin nënshkruar pa dijeninë e tij, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim e ndëshkoi menjëherë Samsungun, aksionet e të cilit ranë prë 1 për qind që nga dënimi. Po ashtu është vënë në pikëpyetje menaxhimi i kompanisë, pronar i së cilës është babai i Lees, Lee Kun-hee.
Grupi Samsung, i përbërë nga 60 kompani, është kyç për ekonominë e Koresë Jugore, me shitje deri në 20 për qind të të gjithë GDP-së së vendit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira