CH-Ballkani
Vetëm 4.4 % janë gra në mesin e të propozuarve për zgjedhjet lokale
Kërkohet respektimi i barazisë gjinore nga subjektet politike
Agjencia për Barazi Gjinore ka kritikuar partitë politike në Kosovë për mos respektim të barazisë gjinore. ABGJ-ja thekson se janë të shqetësuar ngase nga 91 subjekte politike të regjistruara për Kryetarë komunash në Zgjedhjet Lokale të tetorit vetëm katër kandidate janë gra, ose 4.4 % e numrit total të kandidatëve të propozuar, transmeton albinfo.ch.
“Fatkeqësisht, edhe këtë raund zgjedhjesh lokale, Kosova do të dështojë të shënojë përparimin e dëshiruar për avancimin e grave në vendim-marrje, do të dështojë të përmbushë obligimin ligjor dhe Kushtetues në përmbushjen e agjendës për barazi gjinore në Kosovë”, theksohet në reagim.
Agjencia për Barazi Gjinore ju bën thirrje të gjithë subjekteve politike të regjistruara të respektojnë dhe katërcipërisht të zbatojnë detyrimin ligjor për 50 për qind përfaqësim të kandidateve gra në listën e kandidatëve për kuvendet komunale.
“Tërheqim vëmendjen e subjekteve politike për rritje të dukshme të përfaqësimit të kandidateve gra për kuvendet komunale posaçërisht në komunat e Drenasit, Pejës, Skenderajt dhe Mitrovicës Veriore ku zgjedhjet vendore të 2013-ës, përfaqësimi i grave në kuvendet komunale respektive ishte nën 30-të për qind”, theksohet në reagim.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës