CH-Ballkani
Policia e pranon, po plaçkiten turistët në Shqipëri
Sipas policisë nuk janë kursyer turistët e huaj si ata nga Kosova, Maqedonia, Suedia e Polonia
Këtë vit në sezonin turistik janë raportuar për shumë vjedhje. Edhe Policia e Shtetit ka deklaruar se deri më tani janë regjistruar 35 vjedhje në zonat bregdetare apo aty ku ka turistë.
“Po të shohim muajin gusht, objekt vjedhjesh kanë qenë celularët, në një rast kemi vjedhje automjeti, një tjetër vjedhje kasaforte, ndërsa portofolat dhe varëset janë më të shumta, duke u evidentuar 10 raste. Në këtë sezon turistik ka një veçanti, sepse përveç dëmtimit të shtetasve shqiptarë kemi edhe të dëmtuar në 15 raste edhe shtetas të huaj, përfshi këtu kosovarë, maqedonas, suedezë, polakë”, është shprehur Albert Dervishaj, drejtor i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për “Top Channel”.
Policia e Sarandës arrestoi pak kohë më parë edhe disa të rinj, që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë përtej kufirit, në fshatrat e Igumenicës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës