Kuriozitete

Sa mund të dëmtohen sytë nëse shikon pa syze eklipsin

Në Amerikë është nisur një debat se sa i kanë dëmtuar sytë njerëzit që shikuan Eklipsin e Madh Amerikan të hënën, pa syze

Eklipset e diellit janë të bukura, por nuk janë aq të mira për sytë e njeriut.

Të shikosh në drejtim të diellit është përherë e rrezikshme, përpos nëse hëna e mbulon për të bërë qiellin sikur fantazmë.

Në Amerikë është nisur një debat se sa i kanë dëmtuar sytë njerëzit që shikuan Eklipsin e Madh Amerikan të hënën, pa syze.

Sipas doktorit të syve, Avnish Deobhata, nga New Yorku, 15 pacientë janë ankuar se kanë pasur probleme me sy pas eklipsit, por vetëm disa prej tyre kanë dalë me dëmtime. Deobhata thotë se nëse njerëzit kanë bartur syze nuk kanë nevojë të merakosen.

“Nëse e shikoni diellin dhe fokusoheni, drita e diellit padyshim që i dëmton të gjithë në vendin më të rrezikshëm, që është pjesë e retinës”, ka thënë Deobhata për “LATimes”.

Sipas Deobhatas, fokusimi edhe në diçka tjetër mund të jetë i dëmshëm nëse nuk barten masat e caktuara mbrojtëse.