Kosova
Arrestohen tre gazetarë nga shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik
Të arrestuarit janë Juri Georgijeviq nga Letonia, Robion Denisov dhe bashkëshortja e tij Vera nga Estonia, të cilët dyshohet se në vijimësi kanë bërë fushatë kundër Kosovës në mediet ruse
Policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit ka arrestuar sot ( e mërkurë) tre gazetarë me prejardhje nga shtetet e ish Bashkimit Sovjetik. Të arrestuarit janë Juri Georgijeviq nga Letonia, Robion Denisov dhe bashkëshortja e tij Vera nga Estonia, të cilët dyshohet se në vijimësi kanë bërë fushatë kundër Kosovës në mediet ruse.
Ata janë arrestuar në rrugën magjistrale, pasi që më herët kishin bërë një intervistë me prefektin e Parteshit, Dragan Nikoliq në zyrën e tij në Pasjan.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Policisë Shaban Azizi, sipas të cilit, arsyeja e shoqërimit të tre personave në Polici, një me shtetësi letoneze dhe dy estoneze, është që të kuptohet nëse ata kanë hyrë ilegalisht apo legalisht në Kosovë.
“Ne kemi qenë të informuar se ata kanë hyrë shumë ditë më herët në Kosovë, por pasi që kanë bërë disa lëvizje nëpër territorin tonë jemi të interesuar arsyen e qëndrimit këtu”, tha Azizi.
Të arrestuarit po qëndrojnë qe disa ditë në Kosovës dhe duke vizituar kisha dhe manastire serbe dhe sipas mediave serbe, kjo nuk ishte vizita e tyre e parë në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?