Gjuha
Shënohet përvjetori i Kongresit të Manastirit
Me rastin e 102 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës shqipe në organizim të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Shoqatës së historianëve shqiptarë, sot në Manastir u mbajt tribunë historike kushtuar kësaj date të rëndësishme. Në shënimin e këtij evenimenti morën pjesë zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi, ministra, deputetë, historianë, albanologë si dhe ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Skënder Durmishi, bën të ditur MIA.
“Kongresi i Manastirit është ngjarje e cila mund të konsiderohet si më e rëndësishmja për shqiptarët, sepse ata vendosën të zgjedhin alfabetin latin, pasi që atë kohë gjuha shqipe shkruhej në katër alfabete të ndryshme”, tha në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i Maqedoniosë, Abdilaqim Ademi, duke theksuar se “pikërisht për rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët, vendosëm që të jemi pikërisht këtu, në vendin ku është mbajtur Kongresi i Manastirit para 102 viteve”.
Ademi theksoi se para 102 vjetëve rilindësit tanë tërë potencialin njerëzor e kanë vënë në pengimin e hapjes së shkollave të huaja në trojet etnike shqiptare që kishin për synim asimilimin e popullit shqiptar.
“Në këtë drejtim, intelektualët shqiptarë u desh që krahas luftës për krijimin e një alfabeti të njësuar, angazhimin e tyre ta orientojnë në hapjen e shkollave kombëtare“ , citon Ademin, agjencia e lajmeve MIA.
Ai u përqendrua edhe në vendimin e Qeverisë për themelimin e Muzeut të alfabetit në Manastir.
Ademi njoftoi se manifestimet do të vazhdojë deri më 28 nëntor, Ditën e Flamurit, dhe theksoi se shumë shpejt në shtëpinë e alfabetit do të bëhen punësime me çka do të plotësohen edhe kriteret që ky institucion të regjistrohet në regjistrin qendror të Maqedonisë.
Në tribunën shkencore për “Kongresin e Alfabetit”, midis të tjerëve foli edhe historiani Muzafer Bislimi, i cili tha se jo kjo ditë nuk është e rëndësishme vetëm për shqiptarët e Maqedonisë por për të gjithë shqiptarët në përgjithësi.
Zëvendëskryeministri Ademi si dhe shumë historianë, gjuhëtarë dhe qytetarë të tjerë nga vendi dhe jashtë vizituan Muzeun e Alfabetit në Manastir.
Manifestimet për 102-vjetorin e Kongresit të Manastrit u përkrahën nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, komuna e Çairit dhe disa komuna të tjera në vend.
Një koncert recital me ansamblet shqiptare shënoi mbrëmë në Manastir fillimin e manifestimeve kulturo-artistike për shënimin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit.
Kongresi i Manastirit mban mbledhjen e dijetarëve shqiptarë më 14 nëntor – 22 nëntor 1908, i cili përcaktoi Alfabetin e Gjuhës Shqipe. Ky Kongres me themelimin e këtij alfabeti shënoi edhe fillimin e letërsisë mbarëshqiptare.
Komisioni i alfabetit në kongres përbëhej nga 11 anëtarë, kryetar i këtij komisioni ishte At Gjergj Fishta, ndërkohë ndër anëtarët rradhiten emra të njohur të lëvizjes kombëtare si Ndre Mjeda, Mithat Frashëri, Bajo Topulli, Sotir Peci, Shahin Kolonja etj. Parasheqevi Qirjaaazi në rolin e sekretares në Kongres është e para grua që merrte pjesë në një forum të lartë të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Kongresi vendosi me votë unanime të lihet mënjanë alfabeti i Stambollit, dhe të shkruhet gjuha shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja ai që përdoret edhe sot.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës