CH-Ballkani
Viti shkollor, më 4 shtator, 28 mijë nxënës për herë të parë në bankat shkollore
Janë rreth 28 mijë nxënës që do të ulën për herë të parë në bankat shkollore
Viti shkollor 2017/2018 në Kosovë do të fillojë më 4 shtator për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.
Ministria e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit janë në finalizim të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018, që do të fillojë më 4 shtator. Ndërsa, janë rreth 28 mijë nxënës që do të ulën për herë të parë në bankat shkollore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën se përgjegjësitë janë të ndara për drejtoritë komunale të arsimit, sa i përket edhe infrastrukturës shkollore, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me moszbatimin e disa pikave të kontratës së re kolektive nga ana e drejtorive komunale të arsimit. Kryetari i Sindikatës, Rrahman Jasharaj, tha se në shtator mund të ketë edhe veprime sindikale.
Këtë vit shkollor tekstet do të shpërndahen falas vetëm për nivelin nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do t’i marrin tekstet e përdorura.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës