Lajme
Shqiptarëve u shtohet “apetiti ” për çokollata
Të dhënat e publikuara nga dogana shqiptare, tregojnë se për vitin 2016 importi i çokollatave dhe produkteve të kakaos ka arritur shifrën rekord të mbi 18 milionë dollarëve
Derisa zviceranët mbeten qytetarët që konsumojnë më së shumti çokollata brenda një viti në botë, shqiptarët janë populli që ua ka shtuar dukshëm apetiti për ëmbëlsira. Të dhënat e publikuara nga dogana shqiptare, tregojnë se për vitin 2016 importi i çokollatave dhe produkteve të kakaos ka arritur shifrën rekord të mbi 18 milionë dollarëve.
Të dashuruarit pas çokollatës janë zviceranët të cilët konsumojnë gati 9 kilogramë për frymë në vit. Të varur prej saj janë edhe gjermanët me një konsum për frymë me 8.4 kg. Por edhe amerikanët me 5.5 kg për frymë.
Tendencën e të pëlqyerit të kësaj ëmbëlsire kanë filluar ta kenë edhe shqiptarët. Këtë e tregon rekordi I importeve të çokollatës dhe produkteve të tjera të kakaos që sipas të dhënave të publikuara nga doganat në vitin 2016 e kaloi nivelin e 18 milionë dollarëve.
Ky është niveli më i lartë rekord, që pas viteve ’90, që kur Shqipëria filloi të importonte lirisht produkte nga e gjithë bota. Në raport me një vit më parë, importet e çokollatës janë rritur me gati 30 për qind, ndërsa në krahasim me një dekadë më parë janë trefishuar.
Në sasi, rezultojnë të jenë importuar 4.3 milionë kilogramë çokollatë gjatë vitit 2016, ku një pjesë të konsiderueshme zë edhe çokokremi, mjaft i konsumuar në Shqipëri edhe pse nuk rekomandohet për shkak të përdorimit të vajit të palmës.
Duke u nisur nga të dhënat e importit dhe popullsisë, nga përllogaritjet e “Monitor” rezulton se konsumi për frymë i çokollatës ishte rreth 1.5 kg në vit në 2016-n. Ndonëse në nivele rekord, ai mbetet shumë më i ulët në krahasim me shtetet e tjera, sidomos ato të njohura për prodhimin e produktit të ëmbël.
Shqipëria megjithatë mbetet shumë lart në listë, nëse krahasohet me Kinën ku konsumi për frymë për vitin 2015 ishte vetëm 200 gramë.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?