Gruaja
Fatmire Bajramaj në Kosovë, në mision pajtimi ndëretnik
Lira është pjesë e një projekti të quajtur “Kids for Peace”, ku do të mësojnë fëmijët të jetojnë së bashku
“Kur ajo erdhi në Gjermani, ata nuk kishin asgjë. Lira Bajramaj (23), kishte migruar si refugjate në vitin 1992 në Remscheid. Sot ajo është një nga lojtaret më të famshme të futbollit gjerman për femra”, kështu e ka nisur reportazhin special nga Kosova gazeta e njohur gjermane “Bild” me futbollisten më të njohur në Gjermani, Fatmire Bajramaj, e cila këtyre ditëve po qëndron në vendlindje.
“Në Kosovë i ka rrënjët e saj, nga ka ikur familja pesanëtarëshe e Lirës në vitin 1992 për në Gjermani, si pasojë e represionit serb. Dhe, ky është pikërisht vendi ku ajo është e angazhuar në një mision për pajtimin ndëretnik”, vazhdon reportazhin për Lirën gazeta gjermane “Bild”.
Lira ka harruar këtë kohë dhe është bërë pjesë e një projekti të „World Vision“, të quajtur “Kids for Peace”, në të cilin janë mbledhur 3000 fëmijë të të gjitha nacionaliteteve, të cilët do të mësojnë të jetojnë së bashku pa urrejtur njëri-tjetrin.
“Nuk ka pasur kontake me njëri-tjetrin që prej luftës së vitit 1999. Do të marrë kohë derisa kjo të funksionojë. Por, hapin e parë duhet bërë. Fëmijët nuk kanë asnjë faj që kishte luftë”, ka thënë Lira për “Bild”.
“Familja Bajramaj ka vuajtur në mesin e serbëve. Një i afërm i babait të Lirës ishte vrarë. Ismeti, babai i Lirës, ishte detyruar ta mbyllte dyqanin e tij. Dhe, ai kishte organizuar mësimin e nxënësve në mënyrë të fshehtë, për shkakun se serbët në atë kohë i kishin mbyllur shkollat shqipe. Një gjendje e tillë, sipas Ismetit, babait të Lirës, ka vazhduar për dy vjet e gjysmë.
Por, në fund erdhi koha që familja Bajramaj ta braktisë Kosovën, edhe atë përmes Maqedonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Çekosllovakisë deri në Gjermani. Me autobus, makinë ose këmbë.
Lira kishte vetëm katër vjet e gjysmë.
“Për mua ajo ishte si një aventurë, sigurisht isha pak e frikësuar. Unë kam qenë fëmijë i lazdruar. Por, atëherë, unë e dija se duhej të jemë e qetë”, rrëfen Lira tregimin e ikjes nga vendlindja.
Në Çekosllovaki dymbëdhjetë persona të ndrydhur në një Golf VW, duke përfshirë edhe një grua shtatzënë nëntëmuajshe. Një polic ndaloi makinën, për 20 marka ai ka lejuar refugjatët të vazhdojnë tutje. Fat! Siç ndodh shpesh në historitë e tyre nëpër Evropë. Rreth 2000 marka kanë paguar trafikantët për të kaluar familjen ilegalisht në Gjermani. Dhe pastaj fillon një jetë të re.
Për herë të parë Lira ishte kthyer në fshatin e lindjes kur kishte mbushur 15 vjet.
“Shtëpia jonë është plaçkitur në vitin 1998, më pas ishte djegur deri në themel. Krejt çka kemi gjetur ishin dy fotot e familjes”, tregon Lira.
Kjo është e kaluara. Në të ardhmen urrejtja nuk do të dominojë. Të paktën për ketë arsye edhe Lira Bajramaj është në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës