Bota
A mund t`i kalojnë refugjatët pushimet në vendin e prejardhjes?
Janë së paku 100 refugjatë që ushtrojnë këtë praktikë, por konsiderohet se “shifra e errët”, pjesa pra e paverifikuar e atyre që bëjnë pushime të tilla është edhe më e madhe, shkruan welt.de
Bazuar në një raport të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Landit gjerman Baden Württemberg, ka vite që një numër refugjatësh i kalojnë pushimet në vendet e tyre të prejardhjes. Kjo në raste ndodh edhe disa herë brenda vitit. Vendet e menduara në këtë rast janë sidomos Siria dhe Iraku.
Janë së paku 100 refugjatë që ushtrojnë këtë praktikë, por konsiderohet se “shifra e errët”, pjesa pra e paverifikuar e atyre që bëjnë pushime të tilla është edhe më e madhe, shkruan welt.de.
Ndërkaq, edhe në rastet e verifikuara, ata kanë vazhduar të mbajnë statusin e fituar tashmë, të refugjatit me azil të pranuar në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Ky status, siç merret me mend, atyre u është dhënë për shkak se është konsideruar se ata kanë qenë të ndjekur në vendet e tyre të prejardhjes. Partia CDU ka ngritur në parlament shqetësimin se a vazhdon të ekzistojë nevoja për mbrojtje, strehim të këtyre refugjatëve.
Ministri i drejtësisë në landin e BW ka konfirmuar dukurinë dhe ka thënë se diçka e tillë është e palejueshme. Por, nga ana tjetër, e ngarkuara e Qeverisë Federale për integrim, Aydan Özoguz ka shprehur mirëkuptim për këto vizita që bëjnë refugjatët, përcjell albinfo.ch.
“Mund të ketë shkaqe të rëndësishme përse një refugjat me status të njohur dëshiron të udhëtojë për kohë të shkurtër në vendin e prejardhjes. Në rastet kur prindi është në shtratin e vdekjes dhe dëshiron ta shohë për herë të fundit, kjo me siguri duhet të vlerësohet ndryshe dhe jo si një lloj turizmi në vendin e prejardhjes”.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit