Zhvillim
Filloi ndërtimi i Fshatit Social në Gjilan
Ndërtimi i këtij kompleksi objektesh do të kushtojë mbi 2.5 milionë dollarë dhe është investim i Komunës së Gjilanit dhe donatorëve nga Kuvajti
Sot në Gjilan është bërë vendosja e gurthemelit për kompleksin e fshatit social prej disa objektesh, i cili përfshin Qendrën për Fëmijët e Braktisur, Çerdhen, Ambulantën, Menzen, Hapësirën Rekreative dhe Sportive, pastaj Shtëpinë e Pleqve dhe objekte të tjera përcjellëse
Ndërtimi i këtij kompleksi objektesh do të kushtojë mbi 2.5 milionë dollarë dhe është investim i Komunës së Gjilanit dhe donatorëve nga Kuvajti.
Në vënie të këtij gurthemeli u tha se ky është projekti më i madh i këtij lloji në Kosovë dhe se është një projekt i integruar dhe gjithëpërfshirës, njofton rtklive.com.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ndërtimi i këtij objekti po bëhet për kategoritë që në Gjilan kanë nevojë më së shumti ta kenë mbështetjen e institucioneve.
“Sot po fillojmë ndërtimin e objektit dhe infrastrukturës për kategoritë që në Gjilan kanë nevojë me pas mbështetjen e institucioneve, mbështetjen e njerëzve dhe të shtetit. Këto kategori janë ato që ne do të duhej çdo kohë t`i kemi nën përkujdesje, fëmijët jetim, fëmijët pa prindër, gratë mbajtëse apo gratë me nevoja që të ruhen, mbrohen, dhe pleqtë e pambrojtur, janë pjesë e atyre që do ta shfrytëzojnë këtë hapësirë, këtë infrastrukturë prej disa objekteve që shkon në një vlerë prej mbi 2.5 milionë dollarë”, tha ai.
Haziri bëri të ditur se është investim i Komunës së Gjilanit dhe i partnerëve nga shteti i Kuvajtit. Ai tha po ashtu se në shtator do të organizojnë një gala mbrëmje për mbledhjen e fondeve për këtë objekt.
Në emër të donatorit foli Islam Cakaj, i cili tha se është zgjedhur komuna e Gjilanit për shkak të gatishmërisë së zyrtarëve të kësaj komune për të përgatitur të gjithë materialin e nevojshëm administrativ.
“Sot jemi të nderuar të vijmë në këtë vend të veçantë, për një projekt të veçantë dhe gjithashtu për njerëzit e veçantë. Pa dyshim, ky projekt i takonte vetëm Gjilanit duke u bazuar në gatishmërinë e tyre për të përgatitur të gjithë materialin e nevojshëm administrativ dhe gjithçka kërkohej për këtë. Prandaj, ne me ndihmën e Zotit dhe me përkrahjen e donatorëve nga shteti i Kuvajtit kemi arritur që sot bashkërisht të zyrtarizojmë startin e kësaj pune të madhe”, tha ai.
Ndërtimi i një qendre të tillë është i pari që bëhet në Kosovë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik