Jeta në Zvicër
Rüschlikon, komuna më tërheqëse në Zvicër
Asnjë nga qytetet e mëdha nuk hyri në top-20. Cyrihu ishte në vendin e 22-të. Gjeneva ishte në vendin e 45-të, Basel 126, Lausanne 143 dhe Berna mori vendin e 168-të
Komuna e Rüschlikonit afër liqenit të Cyrihut është renditur në vendin e parë apo më atraktivja për të jetuar në Zvicër, shkruan “The Local”.
Kjo renditje është bërë nga revista “Weltwoche”, që krahasoi të gjitha 924 komunat në vend me një popullsi prej të paktën 2 mijë banorëve, përcjell albinfo.ch.
Për këtë renditje janë marrë parasysh 50 faktorë, duke përfshirë këtu cilësinë në zonat e banimit, sigurinë, nivelin e taksave, punën e ofertat kulturore. Kështu Komuna e Rüschlikonit është zgjedhur si më atraktivja në Zvicër.
Rüschlikon, që ka vetëm 5.600 banorë kryeson renditjen përpara dy komunave qendrore zvicerane: Meggen në kantonin e Luzernit dhe Zug.
Komuna më tërheqëse në Zvicrën frankofone ishte Chêne-Bougeries, në kantonin e Gjenevës, që mori vendin e nëntë në renditjen e përgjithshme.
Renditja më e lartë për Zvicrën italiane ishte vendi i 12-të për Comano në distriktin e Luganos.
Asnjë nga qytetet e mëdha nuk hyri në top-20. Cyrihu ishte në vendin e 22-të. Gjeneva ishte në vendin e 45-të, Basel 126, Lausanne 143 dhe Berna mori vendin e 168-të.
Vendi më i sigurt për të jetuar thuhet të jetë Schwende në kantonin e Appenzell Innerrhoden, me më pak se një krim të regjistruar për çdo 1.000 banorë.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?