Zhvillim
Kriza politike, pengesë edhe për investimet e huaja
Vonesat në krijimin e institucioneve janë të dëmshme për ecuritë makroekonomike, e në veçanti janë dekurajuese për investitorët e jashtëm
Ekspertët e ekonomisë në Kosovë kanë tërhequr vërejtjen se kriza politke është e dëmshme për investimet e huaja. Ata kanë thënë se vonesat që po bëhen në krijimin e institucioneve dëmton shumë rënd këtë sektor.
Profesori universitar Naim Gashi, ka deklaruar se këtë e ka dëshmuar edhe praktika e krizës politike e vitit 2014 . Ai thotë se vonesat në krijimin e institucioneve janë të dëmshme për ecuritë makroekonomike, e në veçanti janë dekurajuese për investitorët e jashtëm .Gjatë vitit 2014, sipas Raportit Vjetor të Bankës Qendrore, investimet e huaja direkte kishin rënë për 46 për qind, për dallim prej vitit paraprak., shkruan “koha ditore”. “
Stabiliteti politik dhe institucional i një vendi është faktori gati esencial për të nxitur investitorët për të investuar në një vend të caktuar. Me gjendjen e tanishme ne po dërgojmë sinjale negative te investitorët e jashtëm dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë parashikoj se do të kemi rënie të investimeve të jashtme direkte dhe vonesa në zbatimin e projekteve të mëdha kapitale”, ka deklaruar ai.
Për dëmet që po i shkaktohen vendit në fushën e ekonomisë nga mos krijimi i institucioneve ditë më parë kanë reaguar edhe dy ish-ministret e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila dhe Hikmete Bajrami.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik