Së paku 20 të tjerë janë plagosur, kur një furgon i ka shkelur njerëzit qëllimisht në lagjen e njohur për turistët, Las Ramblas, në qendër të qytetit
Fillimisht është thënë se në sulmin terrorist në Barcelonë ishte një i vdekur por ndërkohë radioja katalunase, Cadena Ser, raporton se numri i viktimave është ngritur në 13.
Policia megjithatë konfirmon lajmin për vetëm një të vdekur. Ndërkohë raportohet se është arrestuar një person i dyshuar.
Së paku 20 të tjerë janë plagosur, kur një furgon i ka shkelur njerëzit qëllimisht në lagjen e njohur për turistët, Las Ramblas, në qendër të qytetit.
Dy personat e dyshuar për sulmin raportohet se janë ngujuar në një restorant në afërsi.
Presidenti i Katalunisë i ka ndërprerë pushimet dhe është kthyer urgjentisht në Barcelonë.
Shërbimet e transportit janë ndërprerë.