Integrimi
Jehona e albinfo.ch në SF1
Në këtë dokumentarë, emetohet edhe një sekuencë nga një emision "In & Out" i portalit tonë, albinfo.ch
Marigona Isufi është një vajzë nga Berna. Ajo ndjehet mirë, “në shtëpi të veten”, në Zvicër dhe në qytetin e saj të lindjes, në Bernë. Kështu fillon portretimi që i bëhet Marigonës nga emisioni Schweiz Aktuell i transmetuesit piblik të Zvicrës, SF1.
Lidhjen e saj me Bernën e fillon në kopshtin e lodrave, në laghjen ku është rritur. Ajo thotë se ndjehet bernase dhe zvicerane. Por, ka edhe prejardhje të huaj, është shqiptare e Kosovës. madje, marigona ka edhe dyshtetësinë, zvicerane dhe ksoovare.
Ajo rrëfen më tutje për angazhimet e saj politike që datojnë nga fëmijëria dhe vazhdojnë, me intensitet më të shtuar, edhe tash. Marigona ka qenë lobiste (përfaqësuese) e fëmijëve në Parlamentin nacional të Zvicrës, pastaj ka qenë aktive në Parlamentin e Bernës, si përfaqësuese e rinisë. Së fundi ajo ka marrë një angazhim më me rëndësi. Që nga ky muaj, politikania e re zicerane-shqiptare do të jetë përfaqësuese e rinisë së Zvicrës në OKB. Atje ajo do të ligjërojë nëpër shkolla lidhur me funksionimin e OKB-së. Lidhur me temat që preokupojnë rininë, Marigona thotë se ato janë të ngjashme, si te të riknjtë zviceranë edhe te ata me prejardhje të huaj.
Sipas SF1, zëri i Marigonës është i kërkuar dhe dëgjohet edhe në meset shqiptare të Zvicrës. Në vazhdim, jepet edhe segmenti i angazhimit të Marigonës në komunitetin shqiptar. Në këtë kontekst, emetohet edhe një sekuencë nga një emision “In&Out” i portalit tonë, albinfo.ch.
Marigona flet për të huajt, diskriminimin, për interesat e përbashkëta të të rinjve, për qenien e saj të dyfishtë si zvicerane dhe shqiptare etj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











