Futboll
Kualifikim historik për FC Kosovën
Kosova ka triumfuar për 1/32 e Kupës së Zvicrës ndaj Beroche-Gorgier me rezultat 4:1, duke u kualifikuar kështu në rrethin e ardhshëm
Kosova e Zurichut ka shënuar edhe një tjetër sukses historik në futbollin zviceran, shkruan albinfo.ch.
Kosova ka triumfuar për 1/32 e Kupës së Zvicrës ndaj Beroche-Gorgier me rezultat 4:1, duke u kualifikuar kështu në rrethin e ardhshëm.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në atë të dytë, dy skuadrat shënuan nga një gol për të shkuar në vazhdime.
E, në vazhdime, Kosova ishte fantastike, madhështore dhe e jashtëzakonshme, duke shënuar edhe tre gola dhe duke siguruar kualifikimin historik në rrethin e ardhshëm.
Golat për skuadrën shqiptare i shënuan Arben Buqay dy, Rexhep Thaqi një gol dhe Shqipërim Aliu një gol.
Në rrethin e ardhshëm skuadra shqiptare do të ndeshet me Rapperswil-J, që garon në Challenge League, apo ligën e dytë të futbollit zviceran.
E-Diaspora
-
Nga 1 janari, Rumania e Bullgaria bëhen pjesë e hapësirës Shengen Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025...
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
Jeta në Zvicër
-
Frangu forcohet më shumë ndaj euros Frangu po vazhdon të forcohet kundrejt euros. Është një lajm i mirë për blerësit kufitarë dhe...
-
Shumë vende pune – përveç në Ticino
-
Të gjithë semaforët e Gjenevës do të ndërrohen
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave