Zhvillim
Bizneset shqiptare në Angli të interesuara për bashkëpunim me ato të Gjilanit
Koordinimi dhe krijimi i mundësive të bashkëpunimit të bizneseve të Kosovës me ato të Britanisë së Madhe, për eksportim të mallrave që prodhohen në Gjilan dhe Anamoravë ishin temë e takimit që pati kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, me drejtuesit e Asociacionit të Bizneseve Shqiptare në Britaninë e Madhe.
“Britania e Madhe është e veçantë për ne, si shtet por edhe si mundësi e fuqishme ekonomike. Do të bëhet një kontakt i drejtpërdrejtë tani e tutje, mes zyrave tona dhe zyrave të Asociacionit, në mënyrë që te kemi një komunikim më të madh të bizneseve. Kjo ka për qëllim njëkohësisht rritjen e vendeve të punës dhe thithjen e investimeve”, ka thënë kryetari Haziri, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa Artan Llabjani qytetin e Gjilanit e ka cilësuar si një vend të mundësive shumë të mëdha për eksport për nevoja të tregut në Angli, sepse siç ka thënë ai, ka cilësi në prodhime dhe ka kapacitete që bëjnë të mundur zhvillimin e këtij bashkëpunimit.
“Konkretisht prodhimi i produkteve të ndryshme si nga përpunimi i pemëve dhe perimeve, pastaj mobileri, bashkëpunimin në ndërtimtari etj. Gjithashtu kemi një numër të shqiptarëve të cilët janë të përfshirë në biznese, që të vijnë e të bëjnë investime në Kosovë, në fusha të ndryshme të ekonomisë”, ka thënë ai.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik