Integrimi
Në dhjetor, aeroporti i Gjenevës vërshohet nga shqiptarët
Vetëm tri ditët e fundit më shumë se 115.000 persona kanë kaluar nëpër aeroportin e Gjenevës, tregon zëdhënësi përkatës, Bertrand Stämpli.
Në prag të festave të fundvitit një atmosferë e veçantë mbretëron rreth e qark aeroportit, entuziazmi ndriçon fytyrat dhe gjallëron buzëqeshjet e udhëtarëve. Të gjithë duken të përgatitur për të festuar natën e madhe 2011. Në mesin e tyre, kolona të tëra me shqiptarë veçohen, këta të fundit duken edhe më të hareshëm. Shumica prej tyre të stërngakuar pohojnë se përfitojnë nga festat e fundvitit për të vizituar të afërmit dhe për t’u shndërruar pse jo edhe në babadimër.
Para se të përfundojë edhe ky vit secili dëshiron t’i ndajë momentet e rëndësishme me të afërmit. Prandaj edhe Hamiti, kamarier me profesion, pohon se “asgjë nuk është më e lezetshme se sa të gëzosh mundësinë të kalosh pushimet në gjirin familjar”. Ai tregon se nëna dhe dy motrat e presin me padurim.
Mërgimtarët shqiptarë vazhdojnë të jenë të ndarë mes dy botëve dhe me kalimin e kohës veç se janë profesionalizuar në këtë lëmi. Udhëtimi për në Kosovë nuk përjetohet si diçka e jashtëzakonshme, edhe pse mbetet një udhëtim i lodhshëm për disa prej tyre. Nëse aeroporti i Prishtinës përballohet me një fluks të madh udhëtarësh në fund të dhjetorit, edhe aeroporti i Gjenevës vlon nga shqiptarët.
Albifno.ch ka veçuar disa fjalë të udhëtarëve të ndryshëm në aeroportin e Gjenevës.
©albinfo.ch: Abdyl Alia
Duke hezituar t’u përgjigjet pyetjeve të rëndomta, Abdyli filloi me një urim nga zemra: “Ju lumtë dora dhe vullneti që gjeni kohë të merreni me ne shqiptarët e harruar në mërgim”.
Albinfo.ch: Na tregoni diçka në lidhje me të shkuarit në Kosovë, a e keni të lehtë udhëtimin?
Abdyl Alia: Dëshira nuk është gjithmonë e barabartë me mundësinë. Gjithë mundi kalon në ankth kur e kupton se edhe për të vizituar familjen kushtet mungojnë. Por, më e vështira qëndron te fakti se gjithë familja atje pret një lëmoshë nga ne dhe i gjithë ky paradoks na e thyen edhe dëshirën e të festuarit, entuziazmin e festave…
Megjithatë, Ju uroj Vitin e Ri gjithë shqiptarëve duke Ju dëshiruar shëndet. Shpresoj se viti 2012 do të jetë viti i cili do t’i sjellë popullit tonë mirëkuptim, begati dhe paqe.
© albinfo.ch: Naseri Jonuzi
Naser JOnuzi është tejet i kënaqur. Ai mezi pret t’i takojë të afërmit e tij.
Naser Jonuzi: Jam shumë i gëzuar që do të kem rastin të shoh gjithë familjen time. Si çdo vit, edhe këtë herë përfitoj nga rasti të jem pranë familjes.
Albinfo.ch: Përveç familjes, çka ju mungon më së shumti nga Kosova?
Naser Jonuzi: Më mungon gjithçka, shoqëria, vendet ku dilnim si të rinj. Për çdo pikë të dheut përmallohem gjithherë. Dua të shfrytëzoj këtë rast të përshëndes përmes Albinfo-s gjithë shqiptarët kudo që janë duke ua uruar Vitin e Ri.
© albinfo.ch: Jetullah Rullani
Albinfo.ch: Ju, si duket, nuk qenkeni ngarkuar shumë me valixhe, jeni nisur për t’u kthyer shpejt apo?
Jetullah Rullani: (Duke buzëqeshur) Nuk kam harruar valixhet në shtëpi. Këtë herë shkoj, thjesht, sepse shkoj shpeshherë në Kosovë.
Albinfo.ch: Ky udhëtim është më i veçantë, pasi që janë festat e fundvitit. Ku mendoni t’i kaloni ato?
Jetullah Rullani: Po, është e vërtetë se ky rast sikur na bashkon të gjithëve dhe unë preferoj të jem afër familjes.
Albinfo.ch: Përveç familjes, a keni parashikuar diçka tjetër për festimin e Vitit të Ri ?
Jetullah Rullani: Po, do të çmallem edhe me gjithë shoqërinë dhe do t’i vizitoj vendet e mia të preferuara. Përfitoj nga prezenca e Albinfo-s për t’u uruar festën e fundvitit të gjithë shqiptarëve.
© albinfo.ch: Familja Vokshi
Familja Vokshi do të kalojë Vitin e Ri në Kosovë, me ç’rast ata do të çmallen me të afërmit e tyre. Ata i gëzon sidomos faktit se do të jenë të gjithë së bashku, ku të gjitha programet televizive do të jenë në gjuhën shqipe. Një kënaqësi të cilën vetëm mërgimtarët mund të kuptojnë. Familja Vokshi po ashtu ua përcjell urimet e saj për Vitin e Ri të gjithë shqiptarëve.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave