Lajme
I detyruan punëtorët të punojnë në vapë, dënohen 84 kompani
Nga data 4 deri më 6 gusht në Maqedoni janë kryer 207 inspektime dhe tek 84 kompani është konstatuar se nuk i janë përmbajtur ndalimit të punës në qiell të hapur prej orës 11 deri në orën 17
Për shkak të mosrespektimit të rekomandimit për mbrojtjen e punëtorëve nga moti i nxehtë, Inspektorati Shtetëror i Punës në Maqedoni u ka shqiptuar dënime të konsiderueshme materiale 84 kompanive private. Sipas një njoftimi, nga 4 e deri më 6 gusht janë kryer 207 inspektime dhe tek 84 kompani është konstatuar se nuk i janë përmbajtur ndalimit të punës në qiell të hapur prej orës 11 deri në orën 17.
Inspektorët kanë vizituar punëdhënës nga aktivitetet e ndërtimit, bujqësisë, mbeturinave, shërbimeve, si dhe kompanive të tekstilit, citon alsatm.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bëjnë thirrje punëdhënësve që, pavarësisht ndalimit për punë në qiell të hapur, të sigurojnë klimatizim në hapësirat e mbyllura, të praktikojnë punë me dy ndërrime, të ketë pushime më të shpeshta dhe të konsumohen lëngje rregullisht nga ana e të punësuarve. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih