Zhvillim
Mediat franceze shkruajnë për bukuritë natyrore të Shqipërisë
"Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj"
Gazetarja Marie-France Parra e nisë rrëfimin e saj për Shqipërinë në revistën ‘Femme Actuelle’, duke shkruar për bukuritë natyrore të Shqipërisë. “Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj”, kështu e përshkruan gazetarja këtë vend duke u kërkuar bashkëvendësve të saj që ta vizitojnë atë.
“Nga Vlora në Sarandë, Riviera shqiptare është e mbushur me plazhe dhe limane ende të virgjër në gadishullin e Karaburunit dhe të Gjipesë, të cilat mund të arrihen përmes shtigjeve me gurë. Në plazhet më joshëse, në Dhërmi, Vuno e Sarandë, fillojnë vizitat që nga muaji maj. Jo shumë larg, fshati i vogël i Qeparosë, 300 metra më poshtë, u zgjodh si një nga fshatrat më të bukura në botë.
Duhet të marrësh për lart për të shkuar në kështjellat osmane në Berat, “qyteti i një mijë dritareve” dhe kishat e shumta të saj bizantine, dhe Gjirokastër, “Qyteti i Gurtë”, kjo është vetëm një pjese e përshkrimit të saj për Shqipërinë përcjell kosovapressi.
Kjo nuk është hera e parë që mediat franceze shkruajnë për bukurit natyrore që ka Shqipëria.
http://www.femmeactuelle.fr/voyage/destination-voyage/albanie-dernier-secret-de-l-adriatique-41707
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik