Bota
Aldi tërheq vezët nga shitoret e veta: Janë prekur nga insekticidi
Tash e tutje në Aldi mund të sillen vezë për të cilat ka vërtetim se kanë dalë me rezultat negativ pas testimit të tyre për insekticidin Fipronil (kundër morrave)
Kompania më e madhe gjermane e shitjes me pakicë “Aldi” (Aldi Süd dhe Aldi Nord) ka tërhequr të gjithë asortimentin e vezëve nga marketet e saj. Kjo ka ndodhur pas skandalit që ka shpërthyer me zbulimin se vezët janë të prekura nga insekticidi i përdorur, shkruajnë mediat gjermane.
Ndonëse nuk ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin e të rriturve, me këtë rast bëhet fjalë për një masë të qartë kujdesi paraprak, thonë në kompani.
Tash e tutje në Aldi mund të sillen vezë për të cilat ka vërtetim se kanë dalë me rezultat negativ pas testimit të tyre për insekticidin Fipronil (kundër morrave), transmeton albinfo.ch. Nga ky preparat ishin prekur vezët të cilat tërhiqen nga shitja.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!