Lajme
Micheline Calmy-Rey, në Viti, si në shtëpi të vet
Akti më solemn i kësaj vizite ishte shpalosja e pllakës në sheshin me emrin e zonjës Micheline Calmy-Rey, e cila me emocione shpalosi këtë pllakë
Mikpritja që iu bë ish-presidentes së Zvicrës, zonjës Micheline Cylmy-Rey në Viti nga kryetari Sokol Haliti me stafin e tij politik dhe me qytetarët e Vitisë bëri që ajo të ndjehej si në shtëpi të vet. Gjatë parakalimit nëpër qytet ajo hasi në shumë vetura me targa të Zvicrës, por edhe në shumë qytetarë që asaj i drejtoheshin për mirëseardhje në gjuhën franceze e gjermane. albinfo.ch ishte në vendin e ngjarjes prej nga raporton për lexuesit e saj.
Pas pranimit të zonjës Calmy-Rey në Zyrën e Kryetarit Haliti, ku iu nda mirënjohje për gjithë kontributin e saj për Kosovën, së bashku shkuan në sallën e Kuvendit, në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ku u pritën me tufa lulesh e me flamuj zviceranë nga të rinj e të reja të qytetit të Vitisë.
E shoqëruar edhe nga zëvendësambasadorja e Zvicrës në Kosovë, zonja Anita Schlüchter Roth dhe aktivistë të tjerë lokalë e ndërkombëtarë, zonja Calmy-Rey u bë pjesë e seancës solemne të Kuvendit që iu kushtua pritjes së saj dhe shpalljes qytetare nderi.
Pritje madhështore zonjës Calmy-Rey iu bë edhe në panairin rajonal me titull “T’i mbrojmë vlerat tona tradicionale”, ku ishin të ekspozuara dhumë ushqime tradicionale, si dhe prodhime bujqësore e artizanale nga fermerë e fermere të komunës së Vitisë, raporton albinfo.ch.
Akti më solemn i kësaj vizite ishte shpalosja e pllakës në sheshin me emrin e zonjës Micheline Calmy-Rey, e cila me emocione shpalosi këtë pllakë, për çka publikishit dhe me përzemërsi falënderoi kryetarin Haliti, por edhe gjithë popullin e Komunës së Vitisë.
Gjatë qëndrimit në Viti ajo vizitoi edhe kishën katolike të qytetit ku u prit nga famullitari i saj, Dom Kastriot Idrizi, i cili po ashtu për kontributin e saj në njohjen e Kosovës dhe bashkëpunimin me këtë komunitet, i ndau një mirënjohje.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës