Zhvillim
Përfaqësimi në kuvend, një e drejtë legjitime e diasporës
Pjesëmarrësit potencuan se sfidat që po e pengojnë diasporën të jetë pjesë aktive e proceseve politikë-bërëse dhe socio-ekonomike përfshijnë mospërfaqësimin e diasporës në Kuvendin e Kosovës, procedurat burokratike të shfrytëzimit të së drejtës së votës etj.
Në ditën e Diasporës, më 2 gusht 2017, organizata jo-qeveritare Germin organizoi tryezën e rrumbullakët me temën: Avancimi i Rolit të Diasporës, Sfidat dhe Mundësitë, që mblodhi përfaqësues të diasporës shqiptare, ministrin në detyrë të Ministrisë së Diasporës z.Valon Murati dhe shoqërinë civile.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, të lëshuar nga Germin, gjatë kësaj tryeze u diskutua për avancimin dhe rolin e diasporës shqiptare në lidhje me të drejtat e tyre politike dhe socio-ekonomike dhe si mund të krijohen mekanizma për fuqizimin e rolit të diasporës në zhvillimin e vendeve amë.
Në kuadër të kësaj tryeze, Germin po ashtu prezantoi punën e bërë deri më tani në kuadër të nismës për Dialogun e Strukturuar për të Drejtat e Diasporës.
Gjatë bashkëbisedimit, pjesëmarrësit potencuan se sfidat që po e pengojnë diasporën të jetë pjesë aktive e proceseve politikë-bërëse dhe socio-ekonomike përfshijnë mospërfaqësimin e diasporës në Kuvendin e Kosovës, procedurat burokratike të shfrytëzimit të së drejtës së votës, vjelja e mërgimtarëve në kufi të vendit, marrëveshja për sigurimet sociale mes Kosovës dhe Zvicrës, mësimi plotësues në gjuhën shqipe dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar.
Tema të rëndësishme të këtij takimi ishin edhe tranzicioni i shoqërisë kosovare dhe Diasporës ku ndër të tjera ministri aktual i diasporës z. Murati gjatë fjalës hyrëse theksoi se diaspora shqiptare është duke kaluar në një tranzicion, pikëpamje kjo që u pranua edhe nga të pranishmit.
Liza Gashi, nga Germin theksoi rolin e diasporës dhe kërkoi nga qeveria e ardhshme që të fillojë të ri mendojë rolin e diasporës dhe ta angazhojë atë si një ndër pjesët kyçe të politik-bërjes duke pasë parasysh edhe kontributin dhe potencialin e diasporës në vendin tonë para dhe pas luftës së fundit në Kosovë.
Andaj, që të ketë një ndikim pozitiv në këtë drejtim, u kërkua mobilizimi i diasporës si dhe krijimi i një komunikimi të ndërsjellë që do të evitonte paragjykimet që po ndodhin herë pas here.
“Të gjithë jemi përgjegjës për mobilizimin e diasporës, sikurse Qeveria ashtu edhe komuniteti i diasporës”, tha Lulzim Syla nga Gjermania. Në anën tjetër, Ministri Murati shtoi se: Shteti i Kosovës dhe Shqipëria të trajtojnë më seriozisht çështjen e organizimit të mësimit shqip në diasporë, nevojën e rritjes së pjesëmarrjes politike në institucione (sidomos në Kuvendin e Kosovës).
Ndërsa, Florim Kadriu nga Zvicra rekomandoi se qeveria e Kosovës duhet të anëtarësohet në byronë ndërkombëtare të sigurimeve ose të nënshkruaj marrëveshje bilaterale me shtetet europiane me më së shumti diasporë shqiptare.
Për fund, u propozuan edhe rekomandime tjera nga të pranishmit të cilët kërkuan guxim më të madh nga të gjitha institucionet dhe shoqëria civile për përfshirjen e diasporës në të gjitha proceset nëpër të cilat po po kalon Kosova.
Disa nga rekomandimet e nxjerra janë: Përfaqësim dhe gatishmëri nga ana e institucioneve për të drejtat e diasporës në vendet pritëse, përmes marrëveshjeve bilaterale; Diaspora shqiptare të përfaqësohet në parlamentin e Kosovës; Të krijohen kushte që diaspora ta shfrytëzojë të drejtën e votës, që sipas tyre teknikisht po iu mohohet; Angazhim më të madh në mësimin plotësues në diasporë si dhe në promovimin e vlerave kulturore në vendet pritëse; Radio Televizioni i Kosovës të promovojë dhe t’i dokumentojë sukseset e diasporës; Rrjetëzimi i ekspertëve nga diaspora dhe potenciali i tyre të përdoret në zhvillimin e Kosovës; Diaspora të ndihmojë Kosovën për të zhvilluar sistemin arsimor për ngritjen profesionale përmes shkollave profesionale pas klasës së nëntë(9), thuhet në fund të komunikatës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik