Zhvillim

6 mujori i fundit, i mirë për ekonominë në Shqipëri

Guvernatori  i Bankës, Gent Sejko tha se rritja do të jetë më e lartë se pritshmëritë dhe për këtë arsye parashikimet do të ndryshojnë

Banka Shqiptare njofton në 6 mujorin që lamë pas ekonomia shqiptare ka qenë në  nivel të kënaqshëm. Guvernatori  i Bankës, Gent Sejko tha se rritja do të jetë më e lartë se pritshmëritë dhe për këtë arsye parashikimet do të ndryshojnë.

“Ekonomia shqiptare duket se po i afrohet gradualisht nivelit potencial, e reflektuar kjo si në rënien e normës së papunësisë ashtu edhe në trendin afatmesëm të rritjes së normës së shfrytëzimit të kapaciteteve. Ky përmirësim ciklik do të mundësojë një rritje graduale të pagave dhe një konvergjencë të marzheve të fitimit të biznesit drejt mesatareve historike”, ka thënë Sejko raporton TCH.

Guvernatori u shpreh optimist edhe në stabilizimin e kursit të këmbimit.