Shkurt.ch
Aplikimi anonim për punë nuk njeh sukses në Zvicër
Aplikimet anonime për punë rrisin shanset e gjetjes së një interviste për punë për pakicat etnike, por nuk garantojnë punësim.
Për të kundërshtuar diskriminimin në punësim, shumë vende, si Shtetet e Bashkuara, mbështeten në aplikimet anonime. Në Zvicër kjo praktikë nuk është futur ende në funksion.
Komisioni Federal Kundër Racizmit (FCR) mbron formën e aplikimit anonim si mënyrë e luftës kundër trajtimit jo të barabartë në procedurat e rekrutimit. Por, ajo që është bërë normë në pjesë të tjera të botës nuk praktikohet akoma në tokat zvicerane.
Bilanc i varfër
“Swisscom” ofron, për shembull, që nga pranvera 2015 mundësinë për të dërguar një Curriculum vitae (CV) anonime. “Si një punëdhënëse moderne, ne donim të bëjmë këtë alternativë të mundshme”, thotë Sabrina Hubacher, zëdhënëse e gjigantit të kaltër (Swisscom). Por, dy vjet më vonë, bilanci i kësaj praktike duket shumë i varfër. “Ne nuk kemi marrë ndonjë kandidaturë të këtij lloji”, thotë Sabrina Hubacher.
Zëdhënësja thotë se “Swisscom” rekruton punonjësit e saj pavarësisht nga mosha, gjinia dhe origjina. Kompania gjithashtu edukon punonjësit e saj aktivë në rekrutim dhe menaxhim, përmes trajnimit, të luftojnë kundër paragjykimeve shpesh të pavetëdijshme dhe si mund t’u shmangën atyre.
Në fazën eksperimentale
Siguruesi “Axa” ka praktikuar, dhjetë vjet më parë, aplikime anonime në Francë. Nga “Axa” e Zvicrës, kjo ide është përjashtuar. Ne nuk shohim ndonjë përfitim, thotë zëdhënësja Christina Ratmoko për “Axa Switzerland”.
Në Cyrih kompani të ndryshme dhe zyra kanë provuar eksperimentin e CV-ve anonime për të rekrutuar praktikantët në vitin 2000. “Migrosi” i Gjenevës pati vënë gjithashtu këtë mundësi për kandidaturë anonime. Pavarësisht rezultateve pozitive, këto përpjekje kanë mbetur në fazën e eksperimentimit.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka analizuar rezultatet e eksperimenteve të kryera në Suedi, Holandë dhe Gjermani. Është konstatuar se aplikimet anonime kanë rritur shanset e gjetjes së një interviste për pune për pakicat etnike. Por, pengesat lidhur me pjesën tjetër të procesit të rekrutimit mbeten.
Mosbesimi
Komisioni Federal Kundër Racizmit thekson se 26 qendrat e saj të këshillimit regjistrojnë çdo vit rastet e diskriminimit. Shumica e këtyre problemeve ndodhin në vendin e punës dhe një pjesë e rëndësishme prek diskriminim për rekrutim/punësim.
Aplikimet anonime janë një mënyrë për të promovuar trajtimin jodiskriminues në procedurat e rekrutimit, thotë Alma Wiecken, avokate e komisionit. Por, sipas saj, përveç kësaj mënyre, masa të tjera, siç është ndërgjegjësimi i brendshëm, duhet të zhvillohen gjithashtu.
Për Alma Wiecken, dështimi i aplikimeve anonime për punë në Zvicër është i lidhur me mungesën e besimit të punëdhënësve. Avokatja thotë se nuk mendon se situata do të ndryshojë, pasi që aplikimi anonim mbetet një opsion jodetyrues.
“Do duhet të jetë një mundësi për të gjithë njerëzit që të aplikojnë për një kompani që të paraqesin një kandidaturë anonime”, thotë ajo.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër