Të tjera

“Vetëm një dorë e kisha jashtë arkivolit”

Një punëtor i zi akuzon dy të bardhë ta kenë detyruar të hyjë i gjallë në një arkivol. Të mërkurën ai i përshkroi gjykatës momentin kur ai mendonte se do të vdesë.

Willem Oosthuizen dhe Theo Martins Jackson, autorët e dyshuar po ndiqen penalisht për rrëmbim, sulm dhe tentim vrasje, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2016, njofton albinfo.ch. Të dy burrat u arrestuan në nëntor, pas transmetimit të një video prej njëzet sekondash, të filmuar në mënyrë të qartë nga njëri prej tyre. Kjo video shkaktoi revoltë në Afrikën e Jugut, aty shihet njëri prej të akuzuarve duke u përpjekur për të mbyllur një arkivol, në të cilën Victor  Mlotshwa, një punëtor zezak, mundohet të mos hyjë.

“Njëri prej tyre thoshte se do të duhej të hedhin benzinë në arkivol. Unë vetëm dua të them se ishte e vështirë për mua, unë isha aq i frikësuar sa që dridhesha duke qarë”, kujton me lot në sy para gjykatës Victor Mlotshwa në Middelburg (Lindje). “U ndjeva sikur donin të më vrisnin, unë iu luta atyre. Kisha vetëm një dorë jashtë arkivolit, kjo është e gjitha”, shtoi ai, me lot në sy, përshkruan gazeta “News24”, raporton albinfo.ch.

Hija e aparteidit

Victor Mlotshwa siguron se ai thjesht ishte duke shkuar  në Middelburg, ndërsa u bie trup fushave për të shkuar në pazar për nënën e tij, kur Victor sulmohet.
“U përpoqa të largohem, pa thënë asgjë, kur dy burrat zbritën nga makina e tyre dhe filluan të më rrihnin”, tregon Victor. Të hënën, dy të akuzuarit nuk pranuan fajin dhe thanë se ata vetëm donin ta frikësonin viktimën që, sipas tyre, e kishin kapur duke vjedhur.

Gjyqi me këtë rast ka marrë një kah politik në Afrikë të Jugut, e cila është larg shërimit të plagëve të aparteidit, regjim racist i shfuqizuar në vitin 1994. Shumë veta, përkrahës të shumicës dhe opozitës, janë mbledhur jashtë dhe brenda gjykatës gjatë dëgjimeve për të mbështetur viktimën dhe për të denoncuar krimet e urrejtjes. Njëzet e tre vjet pas përfundimit të aparteidit, tensionet racore mbeten të larta në Afrikën e Jugut, ku pabarazia mes shumicës të zezë dhe pakicës të bardhë ende është e madhe. Rastet e racizmit nuk janë të rralla, veçanërisht në zonat rurale.


Un Blanc tente d’enfermer un jeune noir vivant… par rewmi99