Shkurt.ch
40 vjet e nget veturën pa leje
Gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk ka pasur asnjë aksident ose shkelje të rregullave në trafik
Në mëngjesin e sotëm, në Affoltern am Albis të kantonit e Cyrihut është kapur pa patentë shoferi dhe është tërhequr nga trafiku. Deri këtu, nuk ka ndonjë gjë jo të zakonshme.
Por e veçanta është se shoferi, një zviceran 58 vjeçar kishte vozitur plot 40 vjet pa pasur kurrë patentë shoferi. Dhe, gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk ka pasur asnjë aksident ose shkelje të rregullave në trafik.
Shoferi në fjalë është kapur pasi ka rënë në sy të policisë po e ngiste veturën e tij me një shpejtësi tepër të ulët. Pasi u mor në pyetje u konstatua se ai nga mosha 18 vjeçare ka ngarë gjatë gjithë kohës veturën pa pasur fare të dhënë provimin për ngasje.
Dënimi i parë i shqiptuar është ky i sotmi: atij i është marrë vetura nga policia dhe është detyruar të udhëtojë për në shtëpi me tren.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër Spitalet zvicerane varen gjithnjë e më shumë nga mjekët e huaj...
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë