Shkurt.ch
Presidentja e re, Schlumpf, kërkon kolegialitet të qeverisë
Qeveria duhet të tregojë se çështjet që do të trajtohen nuk do të merren vetëm si probleme të njërit apo tjetrit ministër, por të të gjithë qeverisë Në prezantimin e saj të parë si presidente e vendit, Evelne Widmer-Schlumpf në një intervistë për tri gazeta zvicerane ka kërkuar më shumë kolegjialitet në mesin e anëtarëve […]
Qeveria duhet të tregojë se çështjet që do të trajtohen nuk do të merren vetëm si probleme të njërit apo tjetrit ministër, por të të gjithë qeverisë
Në prezantimin e saj të parë si presidente e vendit, Evelne Widmer-Schlumpf në një intervistë për tri gazeta zvicerane ka kërkuar më shumë kolegjialitet në mesin e anëtarëve të Qeverisë Federale.
Sipas saj, qeveria duhet të tregojë se çështjet që do të trajtohen nuk do të merren vetëm si probleme të njërit apo tjetrit ministër, por të gjithë qeverisë.
Asnjë punë nuk i takon vetëm një departamenti, ka thënë presidentja, duke ilustruar me shembuj se si veprimi i njërit departament e tangon atë të tjetrit.
Widmer-Schlumpf ka bërë fjalë edhe për deklarimet se SVP-UDC-ja, pas dështimit për tzë marrë postin e dytë të ministrit mund të bëjë politikën e opozitës. “Të udhëheqësh politikë opozitare është e drejtë e një partie, nëse ajo këtë politikë e demonstron në legjislativ (në parlament).
Por do të ishte më e vështirë nëse anëtarët e Qeverisë Federale do të udhëhiqnin në radhë të parë politikën e partive të tyre”, ka thënë presidentja.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Bazeli me atmosferën më festive në Zvicër Magjia e Krishtlindjeve në Bazel ka filluar...
-
Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve