Shkurt.ch
Plot rezerva ushqimore nga frika e kaosit
Disa qytetarë zviceranë mbushin bodrumet e tyre me ushqime në rast se i prek kriza e madhe ekonomike
E përditshmja “20Minutes” vështron se afro 10% të zviceranëve kanë rezerva ushqimore të mjaftueshme për të jetuar disa muaj.
“Unë kam ruajtur oriz, makarona, uthull dhe vaj. Rezervat e mia janë të fshehura mirë, në mënyrë që njerëzit e tjerë të mos t’i gjejnë dhe të mos mund t’i vjedhin”, shpjegon Sandro B.
Gazetari vështron se raste të tilla janë të shumta. Personat në fjalë grumbullojnë ushqim në bodrume, sepse kanë shqetësime të ndryshme: rënia e tregjeve financiare, fatkeqësitë natyrore apo kaosi social. Sipas llogarive të Sandro-s, këto rezerva duhet të mundësojnë që ai të mbijetojë një muaj. “Shumë gjëra nuk po shkojnë mirë në këtë botë. Euro ka rënë, centralet bërthamore nuk kontrollohen më, bile ushqimet më sjellin një lloj sigurie”, thekson ai.
Zyra Federale për Furnizim Ekonomik Kombëtare këshillon që secili të ketë në shtëpi gjithmonë një rezervë të vogël ushqimi në rast situate të jashtëzakonshme . Kjo zyrë cek produktet në vijim: 9 litra ujë, vaj dhe oriz të konservuar, në mënyrë që secili të arrijë të mbijetojë për shtatë ditë. Rezerva të tilla janë të dobishme për t’u përballur me një situatë të pazakontë.
Edhe nëse këta njerëz shpesh trajtohen sikur të jenë paranoikë, një studim i kryer nga “Coopération (Bashkëpunimi)” tregon se 75% e zviceranëve kanë rezerva për të ngrënë në shtëpi për disa ditë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Bazeli me atmosferën më festive në Zvicër Magjia e Krishtlindjeve në Bazel ka filluar...
-
Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve