Bota
Qendra për alergji paralajmëron kundër thumbimit të grerëzave
Gjatë një reaksioni alergjik, simptomat mund të shfaqen brenda disa minutave, por jo më vonë se një orë
Në fund të verës shpesh thuhet se grerëzat bëhen më agresive. Në ditët e bukura me diell këto insekte janë shumë aktive, paralajmëron Qendra zvicerane për alergji. Ajo jua rikujton rreziqet e kafshimit, në veçanti për personat që vuajnë nga alergjitë.
Në qoftë se kemi sjellje të papërshtatshme, grerëzat mund të jenë të rrezikshme, shpjegon qendra në një deklaratë. Deri në fund të vjeshtës është kryesisht “e rëndësishme” të mbroheni dhe të jeni të kujdesshëm kundër grerëzave, të ashtuquajtura gjermanike. Kjo thirrje bëhet sidomos për personat që janë alergjikë ndaj helmit (3-4 % të popullatës), meqë ky i fundit përmes thumbimit të grerëzave mund të jetë vdekjeprurës.
Gjatë një reaksioni alergjik, simptomat mund të shfaqen brenda disa minutave, por jo më vonë se një orë. Ato mund të jenë “të padëmshme” në rast ënjtje lokale dhe kruarje, por mund të jenë të rrezikshme në rast të vjelljes, krizës së ngufatjes, nëse zemra rrah shpejt ose në rast të humbjes së vetëdijes.
Duhet të keni parasysh se grerëzat gjithashtu mund të jenë të rrezikshme për njerëzit që nuk janë alergjikë, kështu që thumbimi i tyre në gojë ose në fyt është shumë i rrezikshëm. Ato ndodhin kryesisht në fund të verës dhe në vjeshtë. Ndryshe nga bletët, grerëzat ruajnë ‘gjilpërat’ e tyre edhe pas shkuarjes dhe mund t’ ju thumbojnë disa herë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër