Shkurt.ch

Nuk ka detyrim absolut për strehimin e azilkërkuesve!

Numri i kërkuesve të azilit gjatë këtij viti është ngritur në 22.000, nga 15.000 sish që ka qenë një vit më parë

Federata nuk ka detyrim absolut për të bërë strehimin e të gjithë azilkërkuesve në qendrat e saj të pranimit. Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës Federale për Migracion, Mario Gattiker, në një intervistë dhënë radios DRS.

Qendrat e pranimit, sipas tij, aktualisht janë të stërmbushura. Shteti (në nivelin federal) vërtet ka detyrim për tu përkujdesur për azilkërkuesit, por vetëm për ata që vërtetë kanë nevojë për këtë.

Posaçërisht te rastet e individëve të moshës së re, përgjegjësit e qendrave në fjalë mund të kontrollojnë nëse ata kanë të holla për të paguar një dhomë hoteli apo mundësi për tu strehuar te shokët ose të njohurit.

Gjendja në qendrat e pranimit është aktualisht e rëndë, ka thënë më tutje Gattiker. Numri i kërkuesve të azilit gjatë këtij viti është ngritur në 22.000, nga 15.000 sish që ka qenë një vit më parë.